Në vitin 2016 ka shkuar në rreth 2 mijë numri total i objekteve të nxjerra për privatizim nga Ministria e Zhvillimit Ekonomik. Në faqen zyrtare të saj janë bërë publike katër paketa objektesh të nxjerra në shitje. Listat e pasurive shtetërore për privatizim përmbajnë shkolla, kopshte, magazina, depo, fabrika prodhimi, ish reparte policie, pika kufitare dhe rreth 700 ish reparte ushtarake.

Vlen për t?u përmendur se në fillim të vitit 2016, Qeveria hodhi në shitje edhe 100% të aksioneve të kompanisë shtetërore INSIG, ndërkohë që po gjatë këtij viti pritet të bëhet edhe privatizimi i gjigandes shtetërore të naftës ALBPETROL, shitja e së cilës ka dështuar për të disatën herë.

Që nga viti 2014, qeveria planifikoi të privatizojë thuajse çdo kompani të rëndësishme publike ende në pronësi të shtetit.

Këshilli i Ministrave bëri publik projektin për privatizimin e të gjitha aseteve në sektorin jostrategjik, por veçanërisht shitjen e aksioneve në kompanitë strategjike si ?Albpetrol?, ?ARMO? apo ?Albtelecom?.

Po ashtu u planifikua privatizimi i të gjitha aseteve dhe aksioneve shtetërore të shoqërive në sektorët jostrategjikë. Vlera e përgjithshme e këtyre aseteve dhe e aksioneve shtetërore është përllogaritur në një vlerë prej 5 milionë eurosh.