Deputeti i Partisë Demokratike, Arben Ristani ka akuzuar Kryeministrin Rama se po mbron personat e inkriminuar ndonëse dje Sekretari John Kerry tha se mbështet Dekirminalizimin.<br /><br />Ristani ka thënë se, Rama ka dërguar në Lezhë Arben Ndokën, ish deputetin socialist që është dënuar për prostitucion dhe rrëmbim personi në Itali, për të prezantuar në Lezhë Prefektin e ri të sapo emëruar të këtij Qarku.<br /><br />Sipas Ristanit, Arben Ndoka me bekimin e Edi Ramës, qeveris Lezhën, bën emërime, shkarkime, tenderime. Vendos për çdo gjë, duke sfiduar kështu Dekriminalizimin dhe mesazhin e dhënë nga John Kerry.
