TIRANË - Reformimi i sistemit të drejtësisë duhet të ndodhë sa më shpejt, e veç vendosmërisë që shfaqi në deklaratën krah John Kerry-t për të miratuar reformën në Kuvend në muajin mars, mazhoranca sheh të domosdoshëm edhe konsensusin me opozitën.

Teksa drejtoi mbledhjen e grupit parlamentar socialist, kreministri Rama tha se për realizimin e reformës gëzoet mbështetja e partnerëve, por ministri i Energjetikës Damian GJiknuri theksoi se në këtë proces ka shumë rëndësi konsensusi me opozitën për miratimin e reformës në drejtësi.

Mbledhja e grupit parlamentar socialist këtë të hënë u përqendrua pikërisht në sistemin e drejtësisë dhe nevojën për reformimin rrënjësor të tij në kushtet kur të gjithë kanë bindjen se ai është i kapur nga krimi dhe korrupsioni.

I këtij mendimi është edhe kreu i komisionit të posaçëm parlamentar për Reformën në drejtësi, Fatmir Xhafaj, i cili paraqiti para kolegëve socialistë një relacion të detajuar për këtë proces.