Deputeti i Partisë Demokratike, Gerti Bogdani ka paraqitur sot në Komisionin e Ekonomisë një projektligj që parashikonte mbështetjen me energji falas nga ana e Shtetit për familjet më në nevojë.

Por ky projektligj është rrëzuar me votat e shumicës, pasi sipas të majtëve ky projektligj duhej ti ishte drejtuar Komisionit parlamentar të Punës, ndërkohë që një skemë e tillë mund të sjellë abuzime në hartimin e listave dhe përfituesve të vërtetë.

Ndërkohë, deputeti tjetër demokrat, Ridvan Bode ka akuzuar qeverinë se ajo ka harruar shtresat më në nevojë të shoqërisë, ndërkohë që tha se nëse ky projektligj kalohet Shtetit do i duhet të shlyejë jo më shumë se 500 milion lekë.

Ja diskutimet e deputetëve në Komisionin e Ekonomisë

Gert Bogdani: Projektligji që ne sollëm sot në Komision është një mbështetje për familjet më në nevojë, ku parashikon energji falas për 82 mijë familje. Kostoja është mëse e përballueshme për shtetin me një vlerë prëj 9 milion dollarë.

Erjon Braçe: Drafti duhet të ishte paraqitur në Komisionin Parlamentar të Punës

Të majtët: Projektligji mund të vendosë precedentë, mund të kërkojnë kompensim grupe të tjera shoqërore

Erjon Braçe: Ka qenë një skemë e tillë pak vite më parë, por më shume solli abuzime. Drafti duhet të paraqitet në Komisionin e Punës, jo te Ekonomisë.

Edmond Spaho: Duhet të mbështeten familjet më në nevojë.

Ridvan Bode: Shteti tashmë i ka harruar shtresat në nevojë. Fatura e këtij projektligji për shtetin nuk është më e lartë se 500 milion lekë.