Hamami i Krujës ka hapur dyert sot për herë të parë për vizitorët që nga koha e përurimit të saj.

Ky hamam për shumë vite ishte një relikë e harruar dhe nëpërmjet një kërkese nga Ministria e Kulturës është bërë i mundur restaurimi i tij nga një grup ekspertësh italian, suedez dhe boshnjakë.

Të pranishëm në përurim kanë qenë përfaqësuesit e firmës restauruese, drejtoresha egzekutive e Trashegimisë kulturore pa kufinj, Lejla Haxhixh si dhe një numër i vogël vizitorësh dhe turistësh.

Haxhixh është shprehur se hamami është gati për të pritur vizitor ndërsa premton se do të jetë gati për përdoruesit para fillimit të sezonit të ri turistik.

Shqipëria ka trashëguar një sërë hamamesh nga Perandoria Osmane dhe ajo Romake si ai në Elbasan, në Gjirokastrër, në Lezhë dhe hamami i shekullit XV që ndodhet në Kalanë e Krujës.

Banjat turke të asaj kohe janë një element i rëndësishëm i jetës sociale për njerëzimin.

Ato shndërroheshin në një vend bisedash, intrigash dhe diskutimesh politike.

Hamamet pasqyronin një recetë të shëndetshme pastrimi, qetësimi dhe shoqërizim për vendin.

Pavarësisht kritikave të shumta se trashigimia e shekullit të 15 pas restaurimin e ka humbur identidetin e saj duke u shndërruar në një vend modern, hamami do të jetë gati për përdoruesit para fillimit të sezonit të ri turistik.