Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Kompania e ndërtimit në pronësi të vëllait të Drejtorit të UKT-së, Neritan Gjodeshi ka abuzuar me fondet për rikualifikimin e bllokut 91 tek ish-Kinostudio. Nga një vëzhgim i kryer, punimet e përfunduara prej 10 muajsh janë bërë në mënyrë skandaloze, ndërkohë që Bashkia e Tiranës i ka alokuar një fond prej 1.7 miliard lekësh.
Fondet publike janë shpërdoruar nga kompania ?Bean Sh.p.k? në pronësi të vëllait të Drejtorit të Ujësjellës Kanalizime në Tiranë, Neritan Gjojdeshi.
Kjo kompani, ku Gjojdeshi është shfaqur disa herë gjatë inspektimit të punimeve, ka përfituar nga buxheti i Bashkisë së Tiranës mbi 1.75 miliard lekë për rikualifikimin e bllokut 91, tek zona e ish- Kinostudios, nga të cilat 1.4 miliard i ka tërhequr nga thesari i shtetit.

Për më shumë klikoni në http://www.oranews.tv/vendi/1-7-mld-leke-per-ish-kinostudion-abuzimi-nga-kompania-e-vellait-te-drejtorit-te-ukt/