TIRANE - Kreu i Partisë për Drejtësi, Integrim dhe Unitet, Shpëtim Idrizi ka rikthyer çështjen çame në debatin e seancës plenare të së enjtes në të cilën i kërkoi ministrisë së Jashtme të bëjë notë proteste në lidhje me përdorimin e termit Vorio Epir nga ministria e Jashtme greke. Në replikë Bushati tha se kemi të bëjmë me një çështje diplomatike dhe juridike. ?Nuk bëj notë proteste as verbale. Të nxitemi të gjithë për të gjetur një zgjidhje të përbashkët

Idrizi: "Dy ditë më parë Ministrja e Jashtme greke zhvilloi një konferencë shkencore për çështjen came dhe marrëdhëniet shqiptaro- greke. U fold he për të ashtuquajturën irridentizëm shqiptar për qëndrimin historic grek kundër për çështjen çame dhe për të ashtuquajturën Vorio Epir. Shteti grek jo vetëm që e di çështjen came që ekziston dhe kërkon zgjidhje por po merr të gjitha masat ligjore të ketë argumenta ligjorë kundër saj. Fqinjët tanë vazhdojnë të jenë tejet seriozë në shovinizmin e tyre ani se kush është në pushtet

Kjo histori rrëfen se shtetit shqiptar nuk është në lartësinë e duhur. Nuk ka asnjë konferencë shkencore të organizuar nga ministria e Jashtme për çështjen came, për të krijuar një dosje të plotë serioze me argument të fortë ligjor e juridik përballë Greqisë.

Nga foltorja e Kuvedit, Idrizi tha se shteti shqiptar nuk ka bërë asgjë jo vetëm në mbrojtje të çamëve, por edhe të emigrantëve shqiptarë në Greqi, duke përmendur premtime si ngritja e varrezave, hapja e shkollave e toponimet. Ndërkohë kanë nisur replika me ministrin Bushati lidhur me çështjen dhe problematikat mes Greqisë dhe Shqipërisë

Ora 11:48 Bushati: Te flasim me fakte, nuk bëj notë proteste as verbale.
Në përgjigje të kritikave të forta të Idrizit, ministri Bushati i cili mbajti fjalë në kuvend menjëherë pas tij, tha se Shqipëria po ndjek politikën e hapava të vjegjël për ta ndjekur çështjen hap pas hapi, ndërsa e vlerësoi Greqinë si një partner strategjik të vendit. Por kjo sipas tij nuk do të thotë se ka dakordësi për të gjitha çështjet, përfshirë edhe atë çame që Idrizi ngriti në seancë.

"Duhet t?i drejtohemi fakteve dhe të tregohemi realist, jo të ndjekim politikën e bubuzelave!", tha ministri Bushati duke shtuar