Surprise Me!

Report TV - “Monografia e Simon Shirokës” në COD-in e Kryeministrisë

2016-02-19 10 Dailymotion

Në hollin protokollar në COD u zhvillua aktiviteti i titulluar ?Jeta e sendeve në hapësirën mbarëshqiptare?, një prezantim i Monografisë së Simon Shirokës. Monografia vjen e botuar nga Galeria Kombëtare e Kosovës. Aktiviteti u hap me performancën e Edona Vatocit ndërsa folën dhe familjarët e artistit dhe u prezantua dhe një video mbi jetën e tij. <br /> <br />Aktiviteti i titulluar ?Jeta e sendeve në hapësirën mbarëshqiptare prezanton, "Monografinë e Simon Shirokës? në COD, një përmbledhje e krijimtarisë së tij artistike. Monografia është botuar nga Galeria Kombëtare e Kosovës. Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit e Republikës së Kosovës financoi këtë vepër të jashtëzakonshme, të redaktuar nga Shkëlzen Maliqi.<br /><br />Veç ?Monografisë?, të strukturuar sipas një tematike interesante dhe shumëdimensionale në etapa të ndryshme të krijimtarisë, një video mbi Simon Shirokën prezantohet pas performancës së Edona Vatocit. I quajtur shpesh Naivi Magnus, Simon Shiroka njihet si mjeshtër i madh i artit të realizuar në teknikën e filigranit. I konkretizuar në figura, maska, ikona, skulptura, vizatime, folklore e ornament, arti i tij merr një dimension bukurie te njerëzit dhe jeta e përditshme.

Buy Now on CodeCanyon