Kufoma e gjetur sot ne fshatin Priske ne Tirane rezulton te jete egzekutuar me arme zjarri duke u qelluar ne koke. Ngjarja mund te kete ndodhur 6 muaj me pare. Kufoma u gjet nga qeni i nje bariu te zones. Policia po verifikon personat e zhdukur, te paret qe u verifikuan ishin enver stafuka dhe renato hamzai nga elbasani.

Mesdheu dhe europja luglindore dhe shqiperia perfshihen nga nje mot i pazakonte ne dimer, per shkak te nje stuhie afrikane, qe ka sjelle jo vetem nje vale te ngrohte por edhe smog pluhuri shkretetire. Temperaturat te merkuren pritet te shenojne deri ne 28 grade edhe ne zonat malore. Lumi Vjose rrit ndjeshem nivelin.

Permes nje projektligji te derguar ne kuvend, opozita kerkon ti sigurohet energji falas familjeve qe trajtohen me ndihme ekonomike. Për shkak se projekti ka nje fature financiare prej 500 milion lekesh ne vit, kryetari i komsionit te ekonomise erjon brace kerkoi qe ai te kaloje me pare per diskutim ne qeveri.

Prokuroria e Prizrenit ngriti akuze kunder ish imamit Irfan Salhiu. Akuza ndaj klerikut eshte me dyshimin se ka kryer vepren penale per nxitjes se urrejtjes, fetare, etnike e racore. Prokuroria eshte bazuar te deklaratat problematike te ish imamit per shqiptaret dhe femrat.

CIA eshte e qarte tashme se ISIS eshte shume me i rrezikshem se al kaeda. Sipas shefit te agjencise amerikane, ISIS eshte i pasur, ka infrastrukture, ka nje territor qe administron dhe zoteron teknologji, duke e bere ate potencialisht te rrezikshem dhe te paraprashikueshem.

BBC ka bere publike me qindra letra e fotografi te shkembyera mes papa gjon palit te dyte dhe nje gruaje te martuar. BBC tregon se behet fjale per nje lidhje miqesie mbi 30 vjecare mesa tit te shenjte dhe filozofes amerikane me origjine polake. Asnje nga letrat nuk tregon qe Ati i shenjte te kete thyer betimin e beqarise.