Surprise Me!

Ankorohen tragetet pas 7 orësh - News, Lajme - Vizion Plus

2016-02-20 3 Dailymotion

http://www.vizionplus.tv<br />https://facebook.com/VizionPlusTV<br />https://twitter.com/VizionPlusTV<br />Pas më shumë se 7 orë pritje, 374 pasagjerët e dy trageteve te linjës Bari-Durres kanë zbritur në port. Ata u bllokuan ne det per shkak te motit te keq e dallgëve te fuqishme te cilat vështirësuan lundrimin. I pari është ankoruar trageti ?Rhapsody? dhe pas tij edhe trageti ?Rigel2?. Qe të dy tragetet ishin nisur një natë më parë nga bari, por kapitaneria e Portit të Durrësit, nuk lejoi hyrjen e tyre, për shkak të kushteve të këqija të motit. Po kështu u shty per disa ore edhe ankorimi nje trageti te trete, te nisur qe nga dita e djeshme nga porti i Ankonës.Hyrja e tyre u bë e mundur pas përmirësimit të kushteve meteorologjike, veçanërisht qetësimit te erës, e cila qe nga mëngjesi dhe deri ne mesditë ka pasur nje shpejtësi deri 90 km në orë.

Buy Now on CodeCanyon