Surprise Me!

Report TV - Administratori i Kaçinarit lirohet nga burgu sepse gërrhiste natën

2016-02-22 7 Dailymotion

Ish administratori i Komunës Kaçinar në Mirditë Petrit Bardhi është lënë i lirë nga Gjykata e Lezhës 12 ditë pasi ishte arrestuar nga forcat e policisë. Ndryshimi i masës së sigurisë nga ?arrest me burg? në ?arrest shtëpie? është bërë nga gjyqtari Ilir Përdeda.<br /> <br />Ai ka pranuar kërkesën e palës mbrojtëse, sipas të cilës, 43- vjeçari vuan nga azma dhe gërhet natën. Bardhi u arrestua me datën 6 shkurt pasi ishte shpallur në kërkim policor me vendim të gjykatës që me datë 28 tetor të vitit 2015 i akuzuar për trafik të lëndëve narkotike. <br /> <br />Brenda një shtëpie të braktisur të një të afërmi, Bardhit iu gjetën gjatë muajt tetor të vitit 2015, 424 kg lëndë narkotike e llojit kanabis sativa. Policia kishte dyshime se droga në fjalë se lënda narkotike i përkiste administratorit të Kaçinarit Petrit Bardhi dhe vëllait të tij Florjan Bardhi, akuza të ngritura që nuk janë pranuar nga këta të fundit.

Buy Now on CodeCanyon