Surprise Me!

Report TV - Objektet pa leje, Germenji: Zgjidhje arkitektonike, Boeri: Të shfrytëzohet

2016-02-22 1 Dailymotion

32 arkitektë shqiptarë e italianë po studiojnë zgjidhjet për të përshtatur 400 mijë objektet pa leje të ndërtuara nga vitet 90? me realitetin ekonomik e social shqiptar. Për arkitektin e njohur Stefano Boeri, studio e të cilit fitoi garën për hartimin e planit urbanistik të Tiranës, ndërtimet në dukje tërësisht të çrregullta, përfaqësojnë dëshirat dhe nevojat e secilës familje që i ka ndërtuar.

"Arkitektura e këtyre ndërtimeve na flet për projektimin e dëshirave të tyre në hapësirë. Kjo trashëgimi e përbërë nga mijëra pjesëza të shkëputura nga njëra tjetra mund të shfrytëzohet"-tha Boeri

Ndërkohë që për Ministren Eglantina Gjermeni, legalizimi e urbanizimi I këtyre shtëpive, do të shoqërohet edhe me zgjidhjet e duhura arkitektonike.

32 arkitektët kërkojnë të çelim një diskutim për të zbuluar potencialin e këtyre strukturave dhe mundësinë e pështatjes së tyre me mjedisin, ekonominë e njerëzit.

"Të gjithë mund të marrim një spunto apo një lloj frymëzimi për ti parë ndërtimet informale ndryshe një përqasje e re kjo të cilën unë e vlerësoj dhe mendoj që arkitektët, profesionistët, zhvilluesit e kanë këtë përgjegjësi në shqipëri që ta transformojmë shqipërinë edhe nëpërmes këndvështrimeve të tyre krijuese."-thote Gjermeni

Buy Now on CodeCanyon