Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Avokati i Popullit, Igli Totozani, në funksionin e Presidentit të Organizatës së Ombudsmanëve të Mesdheut (AOM) ishte në Tabanovce, njërën nga pikat tranzitore të kalimit të migrantëve në kufirin midis Maqedonisë dhe Serbisë.
Totozani shoqërohej nga Avokati i Popullit të Maqedonisë, Spanjës dhe Sekretariati i Francës.
?Ky është një mision faktmbledhës, për të monitoruar në terren kushtet e trajtimit të migrantëve, nëse janë në përputhje me standardet ndërkombëtare?, tha Totozani, për vizitën në këtë pikë tranzitore të kalimit të refugjatëve nga vendet në konflikt drejt Europës Perëndimore.

Për më shumë klikoni në http://www.oranews.tv/vendi/mision-faktmbledhes-per-monitorimin-e-kushteve-te-trajtimit-te-migranteve/