VLORE - Rruga muze "Justin Godart" në qytetin e Vlorës, rruga ku çdo gur mbart një histori është lënë në mëshirë të fatit nga ana e shtetit. Edhe pse është një rrugë e mbrojtur me vendim qeverie, prej 30 vitesh ajo nuk njeh asnjë investim. Agim Haxhiraj, drejtori i monumenteve kulturore për qarkun e Vlorës shprehet se ka ardhur koha që në këtë rrugë të vihet dorë për të mos u zhdukur kjo vlerë kombëtare.

Edhe vetë emri i rrugës ka një histori, pasi Justin Godart ka qenë një deputet francez që ka mbrojtur të drejtat e Shqipërisë.

Si një nga rrugët më të vjetra në qytetin bregdetar, ?Justin Godart? lidhet ngushtësisht me shpalljen e Pavarësisë më 1912, ku kanë banuar e punuar që nga Ismail Qemali e Marigo Posio e deri tek luftëtarët e ardhur nga Kosova për pavarësimin e Vlorës.

Kjo rrugë, e këto objekte vetëm nën mbrojtjen e shtetit nuk mund të jenë, pasi çdo godinë është kthyer në dyqan rrobash e fruta perimesh.

Në fund drejtori i monumenteve kulturore pohon se ka një projekt për restaurimin e kësaj rruge, e cila mbart 30 objekte kulturore që nga shekulli i 19, por fondet që janë akorduar ne këtë drejtori janë minimale për te restauruar totalisht rrugën muze.

Por deri sa ky projekt të gjejë zbatim le të shpresojmë që ndonjë objekt tjetër të mos përfshihet nga flakët si godina ?Bombei? e vetëm pak ditëve më parë.