Një ditë pas protestës së të hënës të organizuar nga Partia Demokratike në përpjekje për të bllokuar punimet për ndërtimin e këndit të lojrave tek parku i Liqenit Artificial, policia e Tiranës, arrestoi dy persona dhe shpalli në kërkim 6 persona të tjerë.

Ndërkaq ish-nënkryetari i Bashkisë Eno Bozdo, ish-deputeti i PD- së Ndriçim Babasi, si dhe dy persona të tjerë, përkatësisht Ergys Harkanaj dhe Suzana Dimushi janë shoqëruar nga policia në komisariatin nr.1.

Ata janë marrë në ndjekje penale nga policia me akuzat e ?shkatërrimit të pronës", "Thirrjes publike për veprime të dhunshme", si dhe " Kundërshtimi i punonjësit të policisë së rendit publik".

Sipas policisë personat e shoqëruar janë marrë në pyetje lidhur me veprimet e dhunshme, ndaj objekteve të kompanive private të kontraktuara nga bashkia e Tiranës për ndërtimin e parkut.

Ndërkaq deputeti Babasi është pyetur për veprimet e dhunshme të personave, duke qenë se ai dhe Bozdo ishin edhe personat përgjegjës për mbarëvajtjen e protestës.

Ndërkaq Babasi shikohet në pamjet e Report Tv, ndërsa godet qytetarin Geron Kosumi, i cili kërkoi turmës që të mos prishnin, objektet pemët, të cilat ishin pronë publike. Sipas policisë lidhur me këtë çështje, u arrestuan në flagrancë, Petrit Fejzullai, 48 vjeç, banues në Tiranë si dhe Hasan Molla, 50 vjeç, banues në Tiranë.