Surprise Me!

Report TV - “Balloja e Diplomës” mbledh të rinjtë në Teatrin e Operas dhe Baletit

2016-02-23 0 Dailymotion

Teatri i Operas dhe baletit ka vënë në skenë për nxënësit e shkollave të mesme shfaqjen ? Balloja e Diplomës?.

Kjo shfaqje është pjesë e projektit të edukimit përmes artit që ka për qëllim të promovojë baletin klasik dhe kontemporan si dhe afrimin e publikut të ri përmes shfaqjeve tërheqëse për moshat e tyre.

E sjellë nga balerinë të shquar të skenës artistike në vend si Ledia Sulaj, Dion Gjinika, cifti Gerd dhe Enada Vaso, etj ?Balloja e Diplomës? është një përmbledhje e pjesëve muzikore të kompozitorit të njohur austriak Strauss.

Të rinjt e pranishëm në sallë shprehen se kjo ishte hera e tyre e parë që shihnin një shfaqje në Teatrin e Operas dhe Baletit dhe se kishin dëshirë të riktheheshin përsëri.
Puna e palodhur e trupës së baletit si dhe skenografia e realizuar nga Tonin Prendi është vlerësuar maksimalisht nga nxënësit e shkollave të mesme.

Kjo shfaqje është vënë sot në skenë për nxënësit pa pagesë e ndërsa për publikun e gjerë do të vijë në datat 24 e 25 shkurt në orën 19.00.

Buy Now on CodeCanyon