Qyteti i ?Një mbi një dritareve? dhe i promovuar në sitet më të njohura ndërkombëtare e që mbrohet nga UNESCO, sot ka pasur një pamje gati të frikshme, kur në ujrat e Osumit janë parë kafshë të ngordhura.

Siç tregojnë edhe këto foto një kafshë ende e pa identifikuar se ç'lloji përket është parë teksa dekompozohej që nga mëngjesi, por deri tani askush nuk ka ndërhyrë për ta larguar atë nga uji dhe për ta groposur.

Qytetarët janë ata që denoncojnë këtë fakt skandaloz, i cili dëmton jo vetëm imazhin e këtij qyteti, por edhe vë në rrezik shëndetin e banorëve që preken nga ujrat e Osumit.

Ndërkohë, inspektoret e Mjedisit dhe nga Bashkia Berat, nuk kanë marrë asnjë masë për heqjen e kësaj kafshe të ngordhur.