Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Avokatët në gjithë vendin kanë nisur bojkotin tre ditor të gjyqeve. Dhoma e Avokatisë njoftoi një ditë më parë se nëse qeveria nuk reflekton për pagën e referencës që i rrit pagesat e sigurimeve shoqërore kësaj kategorie, atëherë protesta do të përshkallëzohet.
Gjatë këtyre ditëve avokatët do ndjekin vetëm seancat e vlerësimit të masave të sigurisë.
Dhoma e avokatisë shprehu keqardhjen që pas grevës së parë organet shtetërore u treguan indiferentë dhe nuk reaguan.
Dhoma e Avokatisë paralajmëron se ata që do të veprojnë në kundërshtim me këtë vendim bojkoti, konsiderohen në shkelje të rëndë të ligjit dhe do të përballen me proçedim disiplinor.

Për më shumë klikoni në http://www.oranews.tv/vendi/dhoma-e-avokatise-paralajmeron-pershkallezim-te-protestes/