TIRANE - Drejtuesi i Ujësjellësit të Pogradecit, por edhe disa punonjës të kësaj ndërmarrje që u shkarkuan pak ditë më parë nga kryebashkiaku Eduart Kapri, sipas demokratëve janë dëshmi se kryeministri Edi Rama vendos persona të inkriminuar jo vetëm në parlament.

Në një deklaratë për mediat nga selia blu, deputeti Flamur Noka radhiti emrat e ish-punonjsve dhe të vetë drejtorit, që sipas tij janë të dënuar dhe të ndjekur penalisht për vepra të ndryshme penale.

Në Ujësjellësin e Pogradecit, sipas Nokës, drejtuesit e rinj të emëruar pak javë më parë nga kryebashkiaku Kapri, kanë zbuluar një dëm në buxhetin e shtetit prej
300 milionë lekësh si pasojë e abuzimeve me pagave. Një rast i shpërdorimit të buxhetit, sipas deputetit demokrat ështëblerja me paratë e ujësjellësit të makinës private të drejtorit, në shifrën 74 milionë lekë.