Gjyakata e Shkodrës, ka caktuar këtë të mërkurë masën e sigurisë ?arrest me burg? për 76- vjeçarin Ndok Veçaj i cili akuzohet për veprën penale të vrasjes me dashje ndaj 55- vjeçarit Nik Bungu.

Me të nisur seanca e caktimit të masës së sigurisë Veçaj edhe pse si pasojë e moshës së thyer kishte probleme me dëgjimin përpara trupit gjykues pranoi kryerjen e krimit.
Prokurorja e çështjes Edlira Cufi ka kërkuar vlerësimin e ligjshëm të ndalimit dhe caktimin e masës së sigurimit personal ndaj të dyshuarit Ndok Veçaj atë të ?arrestit me burg? për kryerjen e veprës penale të vrasjes me dashje.

Nga ana tjetër avokati mbrojtës Arbër Raja e cilësoi vlerësimin e ligjshëm te ndalimit dhe kërkoi ?arrest në shtëpi?.

Sipas mbrojtjes masa e sigurisë ndaj 76- vjeçarit duhet vendosur duke u nisur nga rrethanat e ngjarjes, pasi i moshuari nuk ka kryer vrasje me dashje por aksidentale, dhe mbi të gjitha ka njoftuar policinë dhe është dorëzuar pranë saj.

Përveç rrethanave të krimit mbrojtja ka shtuar se i moshuari vuan nga një sërë problemesh shëndetësore edhe për këtë arsye duhet t?i caktohet masa e sigurisë ajo e arrestit në shtëpi.

Nik Bungu është vrarë me armë gjahu rreth orës 02-00 të mëngjesit të së dielës nga pronari i banesës 76- vjeçari Ndok Veçaj, pasi kishte hyrë në rrethimin e banesës së Veçajt.

Ky i fundit kishte qëlluar 2 herë në ajër e më pas dy herë në drejtim të 5- vjeçarit i cili vuante dhe merrte mjekim të rregullt për probleme mendore, mirëpo errësira nuk i kishte lënë fushëpamje të moshuarit që ka qëlluar në drejtim të tij duke kujtuar se ishte grabitës.