LEZHE - Një biznesmen nga Mirdita në fushën e lëndëve drusore ka mbetur i plagosur ne kokë si pasojë e nja atentati me armë zjarri në Ishull Lezhë, 1 kilometër nga qyteti. Landi Ndokaj është qëlluar teksa ishte duke udhëtuar i vetëm me makinë tip ?BMW X5. Autorët e kanë ndjekur 46-vjeçarin dhe sapo ka dalë nga superstrada për në rrugën hyrëse të Lezhës e kanë parakaluar duke qëlluar në drejtim të tij.

46-vjeçari është transportuar menjëherë në spitalin e Lezhës ku ka marrë ndihmën e parë mjekësore. Ai ka marrë nje plumb në kokë, por falë ndëhyrjes së menjëhershme te mjekëvë, tashmë është jashtë rrezikut për jetën.

Policia ka identifikuar automjetin me të cilin janë larguar autorët, ndërkohë që ka skeduar edhe të dyshuarit e parë. Dyshimet për këtë krim lidhen me një konflikt të mundshëm që Landi Ndokaj ka patur me disa persona të tjerë në qytetin e Rrëshenit fundjavën që lamë pas.

Burime jo zyrtare bëjnë të ditur se biznesmeni i plagosur është konfliktuar brenda sallës së Pallatit të Kulturës në qytetin e Rrëshenit, ndërsa zhvilloheshin zgjedhjet për delegatë të kongresit të Partisë Socialiste. Ky moment ka shërbyer si shkëndije për konfliktin pasi edhe më herët i plagosuri Ndokaj dhe personat e dyshuar për këtë ngjarje kishin patur konflikt mes tyre. Por, policia ende nuk ka një version zyrtar për këtë ngjarje.

Aktualisht janë ngritur postblloqe në aksin Lezhë-Laç për të bërë të mundur kapjen e autorëve.