Surprise Me!

Report TV - Pastrim parash, kapet italiani në Tiranë, solli çeqe 640 mijë €

2016-02-25 1 Dailymotion

Prokuroria e Tiranës sekuestron 640 mijë euro në llogarinë e shtetasit italian Alessandro Donado dhe kërkon nga gjykata të caktoj ndaj tij masën e sigurisë arrest me burg.

Hetimet e prokurorisë kanë zbuluar se Donado është i përfshirë në skemën e pastrimit të parave duke i sjell ato nga San Marino në Shqipëri dhe si justifikim ka përdorur fatura fiktive për shitjen e produkteve dentare nëpër klinika.

Të premten Donado pritet të dalë para gjykatës për tu njohur me masën e sigurisë ndaj tij në gjykatën e Tiranës aty ku akuza kërkon arrest me burg.

Por si u krye transaksioni prej 640 mijë euro në Tiranë?

Sipas prokurorisë fillimisht Donadon ka sjellë në një bankë të nivelit të dytë disa ceqe bankare të cilat pasi kanë kaluar afatin e maturimit janë kthyer në para cash në llogarinë e tij.

Për të justifikuar këto para Alessando Donadon ka shpjeguar para hetuesve se ai ka një aktivitet tregtarë në Shqipëri në fushën e materialeve dentare për të cilat ka paraqitur dhe faturë shitblerje me një klinikë e një spital.

Por gjurmimi i faturës nga hetuesit ka zbuluar se ajo ka qenë fiktive dhe e falsifikuar po ashtu për hetuesit ka rezultuar se në qendrën kombëtare të regjistrimit të bizneseve në emër të Alessandro Donadon nuk ka asnjë biznes në Shqipëri.

Buy Now on CodeCanyon