Mazhoranca nuk do te miratoje amendimet e propozuara nga partia demokratike per ndryshimin e ligjit te dekriminalizimit. Kryeministri Edi Rama deklaroi ne Top Story se kjo iniciative eshte nje bllof. Po ashtu ai tha se ligji ne fjale nuk prek asnje nga deputetet socialiste. Rama theksoi se opozita I druhet reformes ne drejtesi.

Kosova zgjedh neser presidentin e ri te vendit. Hashim Thaci ka tashme me vete edhe numrat e nevojshem ne kuvend. Séance qe hapet ne oren 11, do te zhvillohet pa opoziten. Pjesa me e madhe e deputeteve te saj jane pezulluar, por ata premtojne te protestojne

Shqiperia nuk do te mbylle kufirin per refugjatet siriane. Ministrja e Integrimit Klajda Gjoshja thote se nuk do kete mure per ta dhe se gjithcka do behet ne bashkepunim me fqinjet. Gjosha thote se refugjateve do t?u kerkohen dokumentat per efekt sigurie. Ne kakavi policia kap 12 pakistaneze ilegale

Mediat greke japin alarmin se rrjetet kriminale mund te perfitojne nga mbyllja e kufirit maqedonas per refugjatet. Tarifat qe perdorin per t?i kaluar refugjatet nepermjet Shqiperise per ne Gjermani, shkojne deri ne 4 mije euro. Qytetet e medha greke mbushen me refugjate qe kerkojne deshperimisht te ikin ne Gjermani.