DIVJAKE - Në kufi me parkun e Divjakës është projektuar të ngrihet një resort turistik 3300 metra katror. Bëhet fjalë për një resort të përmasave të mëdha, i cili do ndërtohet nga biznesmeni i njohur kosovar Behgjet Pacolli.

Në faqen zyrtare në internet të kompanisë "Mabetex" është bërë publik projekti, bashkë me fotot se si do të jetë dhe hapësirën që do të zë.

Sipas projektit, resorti gjigand do të ndërtohet ne kufi me Parkun Divjakë-Karavasta.

Në faqen zyrtare të kompanisë thuhet se resorti do të prekë 1050 hektarë në pyll si dhe 200 hektarë në det.

?Plani i zhvillimit për Shqipërinë nëpërmjet ?Divjaka Resort? paraqet një mundësi të jashtëzakonshme ekonomike dhe sociale për banorët e zonës dhe për vendin në tërësi. Do të krijojë stimul për sektorin e buqësisë dhe do të zhvillojë komunikimin dhe transportin. Ky resort ofron mundësi për rizhvillimin e mjedisit, duke ofruar siguri për kafshët e egra të parkut? - thuhet në projektin e publikuar nga kompania Mabetex, e cila është në pronësi të Behgjet Pacolli.

Nuk dihet ende nëse ky resort ka marrë miratimin e qeverisë apo nëse cënohet ose jo natyra e gjelbër në Parkun e Karavastasë i cili është i mbrojtur me ligj. Deri më tani, përvec publikimeve në faqen online nga vetë kompnia asgjë tjetër nuk është bërë e njohur në publik për projektin në fjalë, edhe pse "Mabetex" thotë se projekti për resortin është në punim e sipër.