Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Përmes aplikimit në portalin e-albania, të gjithë ata qytetarë që janë të regjistruar pranë mjekut të familjes mund të pajisen në çast me kartën e shëndetit me një dokument të vetëm, kartën e identitetit.
Drejtorja e Fondit të Sigurimit Shëndetësor, Vjollca Braho në një intervistë për Ora News shpjegon se informatizimi i këtij shërbimi eliminon një radhë dokumentesh që nevojiteshin deri dje, ndërsa shkurton edhe kohën e këtij shërbimi.
Por aplikimi on-line ju shërben vëtëm atyre që e kanë përfituar njëherë kartën dhe duan ta rinovojnë atë pas afatit të përcaktuar një vjeçar. Nga janari i këtij viti janë shpërndarë mbi 335 mijë karta shëndeti.

Për më shumë klikoni në http://www.oranews.tv/shendetesi/karta-e-shendetit-online/