Surprise Me!

Reprot TV - Veliaj: Drejtorët e PD që u vjen era naftë organizojnë protestën

2016-02-28 0 Dailymotion

TIRANË - Kryetari i Bashkisë së Tiranës Erion Veliaj reagoi për protestën e biznesit të vogël, duke thënë se pati një bisedë me tregtarët e vërtetë për të negociuar me ta. Veliaj theksoi fjalën "tregtarë të vërtetë" pasi tha se në mesin e protestuesve ka edhe disa drejtorë të Partisë Demokratike që organizojnë protestën "që ju vjen era naftë", siç theksoi kryebashkiaku.

"Drejtorët e naftës së Saliut kanë trokitur në dyert e gabuara", shtoi ai.

Kryebashkiaku u shpreh se nuk ka dalë jashtë premtimeve elektorale që ka dhënë, pasi taksat për biznesin e vogël janë zeruar.

"Çfarë bën secili brenda lokalit të vet e ka taksën 0", tha ai.

Por duke ju referuar taksës që bizneset duhet të paguajnë kur zënë një hapësirë publike, e cila shkon deri në 10-fishim, Veliaj tha se është kërkesë e qytetarëve dhe e drejtë e tyre që të kenë të lira hapësirat publike. Ndaj në rastet e zaptimit të tyre, siç janë tavolinat e lokaleve, Veliaj theksoi: "Ai që zë hapësirën, të punojë, por të paguajë taksat publikut. Siç nxirrni fitim jepni 50 lekë mbrapsht qytetit".

Buy Now on CodeCanyon