Surprise Me!

Report TV - Pallati, rojet e Samir Manes kërcënojnë gazetarët e Report TV

2016-02-29 6 Dailymotion

Punimet në pallatin në ndërtim pranë hyrjes së liqenit artificial, vijojnë me intensitet të lartë, pavarësisht denoncimeve të Report Tv.

Ndërkohë në momentet e filmimit të masakrës që po ndodh në këtë pjesë të Tiranës që duhej të ishte e gjelbëruar, një prej përfaqësuesve të kompanisë ndërtuese kërcënoi grupin e xhirimit dhe gazetarin e Report TV Dashamir Biçaku.

Me tone kërcënuese personi u afrua pranë grupit të xhirimit dhe vijoi të kërcënonte gazetarin dhe kameramanin, duke kërkuar ndërprerjen e regjistrimit.

Kompania ndërtuese S.E.R.E L.T.D është bijë e kompanisë, Euro-Singaporean Real Estate and Trade Ltd, e administruar nga indiani Bijo Srampiyil 38 vjeç. Ajo është regjistruar në një parajsë fiskale, në Ishujt Virgin, por duke investiguar del emri i Samir Manes.

Por pse Samir Mane fshihet pas një firme off-shore për të ndërtur një pallat në parkun e Tiranës ? Cilët janë ortakët e tjerë veç tij ? Sekreti vazhdon.

Ndërkohë që investitori përpiqet të mbajë këtë çështje larg interesimit të gazetarëve e madje duke vijuar me kërcënime. Një veprim i tillë ka ndodhur edhe pse kjo kompani, ka arritur të fitojë të drejtën e ndërtimit në hapësirën e parkut të Liqenit.

Shitja aty sigurisht është e garantuar dhe fitimi marramendës. Objekti 13 katësh në fjalë, po ndërtohet pas një leje ndërtimit të dhënë nga Këshilli Kombëtar i Territorit më 9 shtator të vitit të kaluar.

Kjo rrugë që shihet në këto pamje e ndërtuar pak vite më parë, tregon më së miri, ngushtimin e qëllimshëm të hapësirës së gjelbëruar në këtë zonë, pjesë e parkut kombëtar.

Buy Now on CodeCanyon