Surprise Me!

Report TV - Tiranë, zhvillohet Wok-shopi për sipërmarrësit e rinj

2016-03-01 11 Dailymotion

Për herë të parë në Shqipëri një program inovativ i ofron mundësinë sipërmarrësve të rinj të përfitojnë nga eksperienca dhe njohuritë e biznesmenëve të suksesshëm. Programi I financuar nga SECO Zvicer, u lançua këtë të hënë nëpërmjet një Work-shopi me pjesëmarrjen e ekspertëve amerikanë.

Për herë të parë në Shqipëri një program inovativ I ofron mundësinë sipërmarrësve të rinj të përfitojnë nga eksperienca dhe njohuritë e biznesmenëve të suksesshëm. Në focus të këtij programi global të financuar nga SECO Zvicer dhe që zbatohet nga Swisscontact është fuqizimi I ekosistemit start-up nëpërmjet mentorimit. Programi u lancua këtë të hënë nëpërmjet një ëorkshop-I organizuar në Tirana Talent Garden me pjesëmarrjen e aktorëve të ndryshëm përfshirë ekspertin amerikan Mike Ducker.
Vasken Spiru nga Sëisscontact shpjegon qëllimin e këtij ëork-shopi
Nga ana tjetër eksperti amerikan Mike Ducker theksoi rëndësinë që ka këshillimi I sipërmarrësve të rinj për ekonominë e vendit.
Mike: Une jam këtu për të folur për rëndësinë e mentorimit, se sa e rëndësishme është që sektori privat në Shqipëri, vecanërisht ata që janë të suksesshëm të ndihmojnë brezin e ri të sipërmarrësve. Kjo është një mënyrë për ti ndihmuar këta sipërmarrës që të rrisin kompanitë e tyre dhe të kenë mundësinë që të përfitojnë investime. Nëse duam të krijojmë një ekonomi të qëndrueshme është e domosdoshme që të ndajme njohuritë dhe ekspertizën.
Sëisscontact deklaron se në këtë projekt do të bashkëpunojë edhe me akseleratorët e tjerë për të zgjeruar numrin e mentorëve (këshilluesve) të kualifikuar dhe përforcuar aftësitë e tyre.
Ndërkaq Lindita Komani, drejtuese e Talent Garden Albania thekson përse vendosën të mbështesin këtë projekt.
Startupet janë tepër të rëndësishëm për ekonominë pasi ofrojnë zgjidhje të reja duke krijuar vetë tregjet e tyre dhe mundësitë për biznes. Vec kësaj ata mund të ndihmojnë në përballimin e sfidave nëpërmjet mundësive që ofrojnë në sektorët tradicionalë dhe të stabilizuar të ekonomisë.

Buy Now on CodeCanyon