SHKODER - I riu Sokol Mjacaj që vrau dy turistë çek në Dukagjin korrikun e 2015-ës, nuk ja ka dalë të ndryshojë në Apel vendimin me burg të përjetshëm që gjykata për krimin e dysfishtë.

Gjykata e Apelit në Shkodër ka lënë në fuqi dënimin përjetë duke rrëzuar ankimimin e Mjacajt.

Avokatja e Mjacajt, Elvira Jakova hodhi akuza për një drejtësi me dy standarde, pasi tha se procesi ndaj klientit të saj është i paragjykuar. Pas rrëzimit të kësaj kërese, avokatja tha se do t'i drejtohet Gjykatës së Strasburgut për të kërkuar drejtësinë nga ky institucion.

Në korrik të 2015, Mikael Svatos dhe Ana Kosinova të dashur me njëri-tjetrin u ekzekutuan me armë nga Mjaçaj, ndërsa ishin duke u kthyer me makinën e tyre nga Thethi ku kishin ardhur për të parë bukuritë shqiptare.