Gratë demokrate kanë protestuar sot para godinës qeveritare duke akuzuar Kryeministrin Rama si dhunues të grave në Parlament dhe jo vetëm.

Akuza ka ardhur drejtpërdrejt nga kryetarja e Forumit të Gruar Demokrate Albana Vokshi.

Ndonëse gratë demokratë e konsideruan të papranushme gjuhën e kryeministrit të në Parlament ditën e enjte ku pretendohet se i tha deputetes Albina Deda monstër, vetë deputetja është përgjigjur në këtë mënyrë kryeministrit.

Protesta e grave demokrate ishte paralajmëruar më herët, pas vendimit të Byrosë së Kuvendit për përjashtimin për dy ditë të deputetes demokrate Deda.

Në foltoren e protestës morën fjalën disa gra të cilat denoncuan përndjekjen që kjo qeveri në adminsitratë në arsim apo dhe në fusha të tjera.