TIRANË - Një violionë 127-vjeçare e këngëtares së njohur Hafize Leskoviku është objekti më i veçantë që është ekspozuar në Muzeun Historik Kombëtar në Tiranë. Objekti është sjellë në muze për projektin e çelur nga ky institucion që titullohet ?Muzeu im?.

Reliken e rrallë të këngëtares Leskoviku e ka sjellë violinisti Artur Zeqiri, mik i familjes Leskovkiku. Ai vetëm sa e ka prezantuar këtë violinë të rallë dhe e ka marrë sërish me vete në shtëpinë e tij në Elbasan. Artur Zeqiri tregon sesi i ka rënë në dorë kjo violinë:

?Xhaxhai i babait tim, kur ishte i vogël është rritur nga Selimi që në atë kohë jetonte në Stamboll. Selimi qe vëllai i Hafizesë. Kështu që ai ngaqë e mbajti dhe kishte shumë respect për të, i dha për grua vajzën e vetme. Ndërsa Hafizeja nuk u martua dhe nuk pati trashëgimtarë. Kështu xhaxhai i babait tim kishte trashëguar klarinetën dhe dy violina. Kjo që solla unë për ?Muzeu im? është violina e atyre këngëve të inçizuara?, thotë Artur Zeqiri për Shqiptarja.com, duke shtuar se ka një arsye që nuk ia dhuron dot këtë relike muzeut.

?Muzeu nuk mund ta mbaj mirë, se nuk ka kushte. Aty temperatura është e parregulluar dhe nga vapa violina hapet, ndaj e mora në shtëpi?, thotë Arturi. Ndërsa punonjësit e Muzeut e çmojnë faktin që Artur Zeqiri u bë pjesë e këtij projekti dhe erdhi në muze për të treguar historinë e instrumentit muzikor dhe të traditës muzikore të trevës së Leskovikut.

Të vjen keq që një histori e trashëgimisë kulturore, që lidhet me folklorin kombëtar është lënë kaq shumë në hije. Po falë violinistit Artur Zeqiri, violina shekullore vjen në Muzeun Historik Kombëtar për të rrëfyer historinë e sazexhinjve të famshëm të familjes Leskoviku. Anëtarët e familjes Leskoviku brez pas brezi janë njohur si sazexhinjtë më të shquar të muzikës popullore në Shqipërinë e Jugut, që nga gjysma e parë të shekullit XX.

Hafize Leskoviku bashkë me të vëllanë Selim Leskovikun, ishin fëmijët e Asllan Leskovikut. Ata formuan një nga grupet e para të sazeve, dhe ruajtën traditën folklorike të trevës juglindore të Toskërisë. Hafizja me vëllezërit e saj njiheshin jo vetëm si instrumentistë, por edhe si këngëtarë të shquar të Leskovikut. Asllani me Selimin luanin në klarinetë, ndërsa Hafizeja, përveç si këngëtare, interpretonte edhe në violinë