TIRANE - Shumë shpejt policia do të nisë aplikimin e gjobave këshilluese. Ky fakt është pohuar nga Ministri i Brendshëm, Saimir Tahiri, i cili sot inspektoi punimet për rikonstruksionin e godinës së Policisë Rrugore në Tiranë. Tahiri shtoi se marrëdhënia mes policit rrugor dhe qytetarit duhet të bazohet tek këshillat dhe jo tek gjobat ndëshkuese.

Ndërkohë, ministri ju shmang interesit të gazetarëve për Byronë e Hetimit.

Pyetje: Komisioni i Venecias sugjeroi që Byroja e Hetimit të mos ishte në varësi të drejtorit të përgjithshëm. Do e mbështesni ju këtë variant? Sepse mbi të foli dhe ministri i Drejtësisë ditën e djeshme.
Ministri Tahiri: Unë besoj që, përtej lajmit të ditës, është shumë e rëndësishme të bëjmë ç?është e mundur që qytetarët të mos përballen më me të shkuarën në shërbimet që marrin nga Policia Rrugore. Dhe është shumë e domosdoshme që në rast se vijnë këtu në sportel, në Policinë Rrugore apo çdo sportel të Policisë të Shtetit, të gjejnë një shërbim pa korrupsion.

Pyetje: Zoti ministër, do t?i qëndroni variantit të miratuar në qeveri mbi Byronë Kombëtare të Hetimit, pas rekomandimeve të Venecias?
Ministri Tahiri: Ju do vazhdoni të pyesni, dhe unë do vazhdoj të përgjigjem për këtë, sepse besoj që vuajtja e përditshme e qytetarëve duke u paraqitur në sportelet e Policisë së Shtetit është e pamerituar. Dhe për këtë duhet ndrequr.