Intervista e këngëtarit Ardit Gjebrea me vrasësin Marjan Rroku ish agjentin e Shërbimit Informativ Shtetëror dënuar me burgim të përjetshëm për vrasjen e Alda dhe Maribe Canaj dhe e transmetuar në Televizionin Kombëtar Klan në emisionin e ?Diela Shqiptare? në fashën orare me audiencë të lartë nuk ishte thjesht një skup gazetaresk për të rritur shikueshmërinë.

Realizimi dhe transmetimi i intervistës duket si pjesë e një plani të përgatiturnga Marjan Rroku për të shpëtuar nga burgu që ka gjetur në Tv Klan një aleat të fortë.

Vetëm 18 ditë para transmetimit të intervistës i dënuari me burgim të përjetshëm për vrasjen e Alda e Maribe Canajt i është drejtuar gjykatës kushtetuese me kërkesë për shfuqizimin e dënimit.

ReportTv ka zbuluar se më 9 shkurt 2016 në këtë Gjykatë është depozituar kërkesa nga i dënuar Marjan Rroku ku ai kërkon shfuqizim dënimi. 18 ditë pas kësaj kërkesë transmetohet në TV Klan Intervista e tij çka shërben për të përforcuar argumentet që ish agjenti i SHISH përdor për tu shmangur dënimit me burg përjetë.

Kjo intervistë ka hapur një debat në opinion publik se përse Rroku flet për herë të parë pas 14 viteve nga dënimi i tij me burg përjetë dhe 15 vite nga vrasje e Maribe dhe Alda Canaj.

Report TV ka mundur të shoh kërkesën e Rrokut drejtuar gjykatës kushtetuese ku ai si objekt gjykimi ka vendosur shfuqizimin e vendimeve gjyqësore të shkallës së parë penale të datës 2 Maj 2002, atë të apelit dhe atë të gjykatës së lartë të cilat e kanë dënuar me burg përjetë për vrasjen e dyfishtë të ndodhur më 17 shkurt 2001.

Burime nga kushtetuesja sqaruan për ReportTV se brenda datës 9 Prill kjo kërkesë do të marrë një përgjigje zyrtare nëse do të pranohen apo jo pretendimet e Rrokut dhe nëse do të gjykohen këto pretendime nga 9 anëtarët e kolegjit kushtetues.

Ish-agjenti i Shish duket se nuk është pajtuar kurrë me burgimin e përjetshëm pasi trokitja e tij në gjykatën Kushtetuese nuk është hapi i parë i përballjes së tij me gjykatat që pas ekstradimit.

I sapo ekstraduar nga Amerika në 2014 Rroku trokiti në gjykatën e lartë ku kërkoi rishikim të dënimit të shkallës së parë por kjo kërkesë u rrëzuar dhe u la në fuqi dënimi me burg përjetë.Por ai s?do të tërhiqej nga përballja me gjykatat dhe në gjykatën penale të Tiranës aty ku për 1 vit u gjykua në mungesë do të kërkonte ndryshimin e burgut në të cilin vuan dënimin.

Kjo kërkesë u rrëzua në shkallë të parë dhe në apel por Rroku më 29 dhjetor 2015 do të trokiste sërish në gjykatën lartë aty ku prej 3 muaj kjo kërkesë e tij është në fazë studimi.Rroku pas ekstradimit është vendosur në burgun e sigurisë së lartë në Fushë Krujë aty ku ndodhet dhe shumë të dënuar me burg përjetë të konsideruar të rrezikshëm.