Lezha ka përkujtuar 572-vjetorin e Besëlidhjes së princave shqiptar nën udhëheqjen e Skënderbeut. Autoritete vendore, pëfaqësues të besimeve fetare dhe zëvendësministri i Mbrojtjes Petro Koçi iu bashkuan aktivitetit të organizuara me këtë rast nga Bashkia.

Në fjalën e tyre përfaqësuesit politik të të dyja kampeve u shprehën se kjo besëlidhje është aktuale edhe sot, duke vënë në plan të parë interesat e kombit.

Në të njëjtën linjë ishin edhe zëvendësministri i mbrojtjes Petro Koçi. Ndërsa deputeti Ndocaj deklaron se besëlidhja u prish që me themelimin e shtetit shqiptar.

Deputet i Qarkut Lezhe, Petro Koçi Zv. Minister i Mbrojtjes, Ottavio Vitale Arqipeshkev

Aktivitet në nderim të kësaj ditë të shënuar për mbarë kombin shqiptar kanë vijuar me veprimtari artistike nga nxënësit e shkolles "Besëlidhja" dhe qendra kulturore e fëmijëve në këtë qytet.