TIRANË - Qeveria ka miratuar dje pagat për kryetarët dhe nënkryetarët e bashkive të grupuara në kategori, sipas numrit të popullsisë. Sipas këtij vendimi, paga minimale e një kryebashkiaku është 45 mijë lekë të reja, ndërsa ajo maksimale është 174 mijë lekë. Janë 6 kategori pagash për numrat një dhe dy të 61 njësive vendore.<br /><br />Shqiptarja.com ka kategorizuar të gjithë kryebashkiakët sipas numrit të popullsisë që qeverisin, dhe secili prej tyre do të marrë paga sipas tabelës shoqëruese. Qeveria vendosi që, nivelet e pagave, për funksionarët e zgjedhur të organeve përfaqësuese dhe ekzekutive të njësive të vetëqeverisjes vendore, për Bashkinë e Tiranës të jenë: Kryetari 140 000 ? 174 760 lekë, ndërsa nënkryetari 130 000 ? 140 000 lekë. Në këto limite do të jetë paga e kryebashkiakut të Tiranës Erion Veliaj dhe nënkryetarëve Brunilda Paskali, Abaz Hado e Andi Seferi.
