Surprise Me!

Report TV - Ish-burri i Guxhollit: Si mi mori pronat këshilltarja e Berishës

2016-03-04 1 Dailymotion

TIRANË - Besnik Pani, prej 11 vitesh endet në dyert e gjykatave për të kërkuar drejtësi, por në fakt jo vetëm që nga gjykatat s?ka marrë drejtësi, por ka humbur dhe dy banesa e tij në kryqytet, pasi gjyqtarët i kanë dhënë të drejtë ish-bashkëshortes së tij. 64-vjeçari ka patur konflikt me ish-gruan e tij Suzana Guxhollin, e cila ka qenë ish-këshilltare ekonomike e ish-kryeministrit Sali Berisha. Pani,ka treguar për ?Shqiptarja.com? se ish-gruaja VIP me shumë mekanizma i ka marrë dy prona mjaft të vleshme në Tiranë, si dhe i ka hyrë si aksionere në ndërmarjen ?Partizani?.<br /><br />Sipas tij kalvari i gjyqeve ka nisur në vitin 2005, kur ai ka hapur divorcin kundër saj, për shak se zonja ka jetuar e ndarë për disa vite duke jetuar në Hungari. Mirëpo pas padisë së divorcit nga ana e Besnik Panit, është kundër përgjigjur shumë fort Suzana Guxholli, e cila falë dhe njohjeve të saj në qeveri dhe gjykata, ka arritur t?i hyjë bashkëpronare në dy prona, që në fakt sipas Panit ajo ska pasur anjë kontribut.<br /><br />Në një intervistë për ?Shqiptarja.com?, Pani ka shpjeguar se ish-gruaja Guxholli falë gjykatave ka mundur ti tjetërsojë plotësisht një banesë tre katëshe dhe i ka hyrë me 25 për qind në bashkëpronësi në një apartament, ku ai jeton aktualisht.

Buy Now on CodeCanyon