Surprise Me!

Report TV - Basha "përcjell" Mogherinin: Vendi jo i "Prengëve", por në BE

2016-03-04 0 Dailymotion

Përfaqësuesja e Lartë për Politikën e Jashtme dhe të Sigurisë të Bashkimit Evropian, Federica Mogherini u takua sot në mëngjes me liderin e opozitës Lulzim Basha.

Takimi nis rreth orës 07:00 e zgjati rreth 40 minuta në hotel Sheraton, ky zyrtarja e lartë qëndroi pas takimeve që pati pasditen e së enjtes në Tiranë me kryeministrin Edi Rama, prsidentin Bujar Nishani dhe ministrin e Jashtëm Ditmir Bushati.

Në një prononcim për mediat pas takimit të cilin e vlerësoi "të frytshëm", kryedemokrati Basha tha se në fokus të bisedimeve ishte situata e rënduar politike dhe sfidat e vendit. Dekriminalizimi mbetet një çështje kyç për liderin e opozitës, ndërsa nuk la pas akuzat për qeverinë.

?Dy komisione të pezulluara dhe mbi të gjitha çështjen kyçe të dekriminalizmit. Kjo risjell në kujtesë qëndrimin në krah të krimit të kreut të maxhorancës. Është një qëndrim sfidues ndaj mesazheve të aleatëve tanë?, tha ai.

Basha i shprehu Mogherinit se opozita është e përkushtuar për realizimin e reformave, ku veçoi nevojën për dialog në reformimin e sistemit të drejtësisë. Edhe pse sipas Basha mazhoranca i shmanget konsensusit politik.

?Folëm edhe për reformën në drejtësi, ku PD mbetet e angazhuar për një reformë të pakapur. PD mbetet e hapur për dialog. Maxhoranca refuzon reformën në drejtësi. Jemi për çdo reformë që sjell më afër vendin ndaj anëtarësimit në BE. Reforma në drejtësi është një proces, jo një ligj, që të shndërrohet në ligj lypset dialog politik. Kjo qeveri nuk i plotëson kushtet për dialog politik por e kundërta investon për konflikt politik?, u shpreh kreu i opozitës.

Buy Now on CodeCanyon