DURRES - Burg të përjetshëm ka vendosur Gjykata e Durrësit për tre të rinjtë që vranë dy të moshuara gjatë tentativës për t'i grabitur në banesë.

Për krimin e dyfishtë që tronditi qytetin bregdetar dhjetorin e vitit 2014, gjykata dha dënimin me burg përjetë për Vilson Elmazin, Artur Kaçanollin dhe Indrit Shaqen.

Ata u futën në banesën dy katëshe ku jetonin të moshuarat, kunata me njëra-tjetrën, me qëllimin për të grabtur. Të rinjtë i lidhën duar të moshuarave dhe i mbyllën gojën me ngjitës duke u mbytur.

Avokatët e tre të pandehurve pretenduan se vrasja kishte ndodhur nga pakujdesia, pasi të rinjtë nuk kishin qëllim t'i vrisnin dy gratë e moshuara Gjinofeva Vava dhe Elsa Vava.