Për rreth 1 orë banorët e NënShkodrës kanë protestuar përpara prefekturës së qarkut ndërsa një kordon policie ndau protestuesit me insitucionin e prefekturës.

Banorët e NënShkodrës i kanë bërë thirrje qeverisë që t?iu japë paratë që u takojnë për përmbytjet e viteve 2010 dhe 2011, ku vërshimi i ujërave shkaktoi dëme të konsiderueshme në banesa, bujqësi e biznese.

Në rast të kundërt banorët kanë kërcënuar se do të futen edhe në grevë urie.

Protestuesit i kanë dhënë 10 ditë kohë afat qeverisë për të reaguar në rast të kundërt do të protestojnë pranë harkut të Berdicës.

Banorët kundërshtuan deklaratat e prefektit të Shkodrës se qeveria asokohe nuk miratoi VKM, për sa kohë që u dërgoi komisionet e vlerësimit në shtëpi.