Nga java e ardhshme kufiri shqiptaro-grek do të patrullohet nga policia shqiptare e asistuar dhe nga efektiv të policisë italiane dhe ekspert të luftës ndaj terrorizmit. Kjo masë për të përforcuar sigurinë në pikat e kalimit kufitar dhe kufirin e gjelbër vjen si parapërgatitja në rast të një fluksi të mundshëm refugjatësh drejt Shqipërisë dhe rrezikut se brenda refugjatëve mund të jenë infiltruar dhe terroristë.

Mënyrat e patrullimit, oraret dhe kompetencat e homologëve italian fillimisht janë përcaktuar në një marrëveshje të nënshkruar ndërmjet dy digastereve dhe drejtorit të kufirit Genc Merepeza i cili ka shoqëruar në vizitën zyrtare në Romë ministrin e brendshëm Tahiri.

Praktika e patrullimit të kufirit me polici të përbashkëta është e njohur e përdor dhe më parë ndërsa disa vende europiane aplikojnë atë që prej nisjes së krizës së refugjatëve Sirian.

Report Tv dy ditë më parë solli një vëzhgim se si menaxhohen pikat tona kufitare dhe patrullimet nga kufiri i gjelbër në Kakavijë ku frika e një fluksi refugjatësh ka sjellë blindimin e kufirit.