TIRANE - Ka shënuar sukses me koncertin e tij ?Il mio Canto? tenori Saimir Pirgu në Teatrin Kombëtar të Operës dhe Baletit në Tiranë. Pjesë e suksesit ishte edhe dirigjenti italian Maurizio Barbacini me orkestrën e Operës me interpretimet e simfonive ?Berberi i Sevilas? së G.Rossini dhe ?Norma? të Bellini, etj. Koncerti kishte arie nga Donizetti, Verdi, Puccini, etj. Në çdo interpretim tenori Saimir Pirgu mori duartrokitje, ndërsa pas koncertit publiku ka shprehur admirimin e tij duke mbajtur radhë një orë rresht për t?i marrë një autograf.

?Për mua ishin emocione të jashtëzakonshme dhe besoj se do të përsëritet?, është shprehur një nga pjesëmarrëset, ndërsa dirigjenti i njohur Zhani Ciko, ish drejtori i TKOB, tha se: ?Saimir Pirgu është një thesar i artit vokal dhe një thesar sidomos i Shqipërisë me zërin e tij me timbrin e tij, me karrierën e tij të plotë. Kam kënaqësinë që kam qenë një nga njerëzit që kam bashkëpunuar pranë tij?, tha Ciko.

Përveç pjesëmarrjes së madhe të publikut në Koncertin e Saimir Pirgut nuk kanë munguar edhe personalitet e larta të vendit. Për shkak të numrit të kufizuar të vendeve, një pjesë e publikut mbeti jashtë dyerve të Teatrit të Operës. I pyetur se si do të zgjidhet ky problem, kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erjon Veliaj pas koncertit premtoi para kamerës së Report TV një projekt për një opera me më shumë vende...

?Më vjen mirë në fakt, i jam shumë mirënjohës Saimir Pirgu gjeti kohë në një tur jashtëzakonisht të ngarkuar sidomos të ngarkuar nga Tokio në Nju Jork në gjithë epiqendrën e botërore të kult futi edhe tiranë e tituj modeste. Ne e kemi diskutuar, sidomos vetë bashkia se cilat institucione, teatro e opera apo salla multifunksionale mund të gjejnë vend e vend në bulevardin e ri. Kështu që shuam shpejt do të kemi një projektin shuam konkret për një opera pak më të madhe se kjo 800 -vendëshja jonë? tha Veliaj.