Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Bashkia e Tiranës thotë se është e vendosur që ta shndërrojë Parkun e Liqenit Artificial në një qendër të vërtetë çlodhëse dhe argëtuese për të gjitha moshat.
Në një deklaratë thuhet se pavarësisht përpjekjeve për të penguar projektet e zhvillimit të këtij parku, Bashkia e Tiranës ka vijuar edhe këtë fundjavë me mbjelljen e pemëve dhe shtimin e hapësirave të gjelbra në të.
Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, si dhe zëvendësambasadori japonez, Hiroshi Yamauchi, mbollën 200 pemë të llojit qershi japoneze, si pjesë e projektit të rijetëzimit të Parkut të Liqenit.
?Jemi këtu për t?i dhënë jetë një projekti tjetër në Parkun e Liqenit. Po mbjellim sot 200 pemë qershie. Një nga atraksionet më të bukura në parkun qendror të Uashingtonit, i cili quhet ?Washington Mall?, janë qershitë japoneze?, u shpreh kryebashkiaku.

Për më shumë klikoni në http://www.oranews.tv/vendi/mbillen-200-qershi-japoneze-tek-liqeni-veliaj-kjo-eshte-pergjigja-per-skeptikes-e-baskise/