Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Më shumë se 1 muaj nga ngritja dhe miratimi i përbërjes së komisionit të posaçëm për reformën zgjedhore, ligjvënësit nisin punën për të hartuar ndryshimet në ligjin elektoral.
Të hënën, në orën 9.30, PD, PS, LSI dhe PDIU hedhin hapin e parë për finalizimin e një reforme, tradicionalisht konsensuale
Partitë kryesore politike i kanë paralajmëruar ndryshimet që kërkojnë në ligjin zgjedhor.
Partia Socialiste, kërkon depolitizim të komisioneve zgjedhore, PD heqjen të donacioneve të fushatave zgjedhore dhe financim të tyre përmes taksave. Të dyja partitë, janë deklaruar pro heqjes së reklamave për fushatë, duke i cilësuar si shpenzim të panevojshëm.

Për më shumë klikoni në http://www.oranews.tv/vendi/mblidhet-neser-komisioni-i-posacem-per-reformen/