Një mjek i urgjencës dhe një infermiere në Spitalin Rajonal të Fierit, janë qëlluar me grushte nga një person i dehur. Mësohet se 3 persona në gjendje të dehur kishin shkuar në spital për të marrë ndihmë mjekësore dhe në momentin e shërbimit janë konfliktuar me mjekun Klodian Goga dhe infermieren Klajdi Jasini, të cilët më pas janë qëlluar em grushte nga njëri prej tyre.<br /> <br />Është dashur ndërhyrja e efektivëve të policisë për të shmangur konfliktin me stafin mjekësor.<br /> <br />3 personat e dehur janë shoqëruar në komisariat, ku mjeku dhe infermierja kanë bërë edhe denoncimin për rastin në fjalë.