Në mbështetje të protestuesëve ka dalë edhe analisti fatos Lubonja i cili tha në një prononcim për Report Tv se në Shqipëri po tentojnë të mbysin protestat.<br />"Unë isha sot atje dhe më bëri përshtypje që kishte 200 policë, më shumë policë se sa protestues. Vetë prezenca e policëve ishte një dhunë vizuale, mjet frikësimi ndaj protestuesëve, " tha Lubonja.<br />Sipas tij, në parkun e Liqenit nuk duhet të ketë kënd lojërash pasi do të bëhej një dëm i madh.<br />"Une mendoj që aty nuk duhet të ketë kënd lojërash sepse ato pemë kanë historinë e tyre, kanë 40 vjet aty. Ti s'ke nevojë ta bësh atë dëm. Tirana është e mbushur me zona të degraduara. Duan të investojnë 600 mijë euro për të prishur. Ky është korrupsion, për të ndarë me klientelën," u shpreh Lubonja.
