Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT<br /><br />Hysni Demiraj do të jetë kryetari i ri i Gjykatës së Apelit Tiranë. Këshilli i Lartë i Drejtësië vendosi në mbledhjen e sotme me 8 vota pro në favor të Demirajt edhe pse në votim nuk morën pjesë ministri i Drejtësisë Ylli Manjani dhe anëtari Gjin Gjoni, për të cilin kandidati Alaudin Malaj kishte kërkuar të largohej për shkak të konfliktit të interesit. Zgjedhja e kryetarit të Apelit në Tiranë bëhet në një kohë kur ndërkombëtarët dhe politika shqiptare janë investuar për një reformim të sistemit të drejtësisë dhe emrave të përfolur në të.<br /><br />Për më shumë klikoni në http://www.oranews.tv/vendi/perzgjedhja-e-kreut-te-apelit-manjani-do-kerkoj-perjashtimin-e-gjin-gjonit-nga-procesi/