Surprise Me!

Report TV - Transporti i pasagjerëve, licencat të pavlefshme pas 1 janarit 2017

2016-03-08 0 Dailymotion

Të gjitha licencat e transportit ndërqytetas dhe rrethqytetas të lëshuar deri tani nga bashkitë apo komunat do të jenë të pavlefshme pas 1 janarit 2017. Të gjithë subjektet që operojnë në këtë sektor do të jenë të detyruara të rinovojnë licencat brenda kësaj periudhe në përputhje me Ligjin e ri për Transportin rrugor, të sapo miratuar nga Këshilli i Ministrave. <br /><br />?Licencat për transportin ndërqytetës, të lëshuara nga bashkitë, dhe licencat e transportit rrethqytetas, të lëshuara nga bashkitë ose komunat, para hyrjes në fuqi të këtij ligji, janë të vlefshme deri në ditën e lëshimit të licencave, në përputhje me këtë ligj dhe aktet nënligjore në zbatim të tij, por jo më vonë se data 1 janar 2017," përcakton ligji i ri, i sapo publikuar në Fletoren Zyrtare.<br /><br />Ligji i ri parashikon gjithashtu institucionet përgjegjëse dhe mënyrën si do përcaktohen linjat e transportit ndërqytetas e ato me fshatrat. Përjashtim bën vetëm Bashkia e Tiranës, e cila, me vendim të Këshillit Bashkiak, mund të shtrijë rrjetin e linjave qytetase në çdo njësi administrative përbërëse, në kufi me njësitë administrative të qytetit të Tiranës, nëse këto njësi përfaqësojnë qendra të zhvilluara e të rëndësishme urbane dhe/ose industriale.

Buy Now on CodeCanyon