Surprise Me!

Report TV - Kuvendi çon në Kushtetuese mandatin e Koço Kokëdhimës

2016-03-08 0 Dailymotion

Këshilli i Mandateve, Rregullores dhe Imuniteteve, ka vendosur unanimisht këtë të martë ta dërgojë në Gjykatën Kushtetuese mandatin e deputetit Koço Kokëdhima. Kushtetuesja rrëzoi më herët vendimin e Kuvendit, i cili hodhi poshtë kërkesën e opozitës për dërgimin e çështjes në këtë Gjykatë.

Ndërsa sot, mazhoranca dhe opozita në Këshill kanë vendosur që çështja t?i dërgohet për shqyrtim Gjykatës Kushtetuese.

Këshilli i Mandateve dhe Rregullores mori në shqyrtim kërkesën e PD, pas pretendimeve se deputeti ka përfituar fonde publike gjatë kohës së ushtrimit të funksionit të deputetit. Sipas PD, deputeti Koço Kokëdhima ka shkelur 150 herë Kushtetutën në vetëm 6 muaj.

Pas vendimit të Këshillit të Mandateve, Rregullores dhe Imuniteteve, do të jetë Kuvendi që do të votojë në seancën plenare të ditës së enjte dërgimin e kërkesës së PD në Gjykatën Kushtetuese.

Buy Now on CodeCanyon