Surprise Me!

Report TV - Makina përplas motorin në Unazë e Re, shoferi largohet nga vendngjarja

2016-03-09 3 Dailymotion

TIRANË - Një aksident me pasojë plagosjen e një personi është shënuar mesditën e sotme në hyrje të Unazës së Re në kryeqytet.

Një automjet ka përplasur një burrë rreth 45 vjeç me motor duke i shkaktuar disa plagë.

Sipas dëshmitarëve në vendngjarje drejtuesi i mjetit tip "Golf" ngjyre blu tërhoqi zvarrë për rreth 10 metra drejtuesin e motorit dhe më pas u largua pas aksidentit.

I plagosuri u dërgua me ambulancë në spital dhe ndodhet në gjendje të stabilizuar jashtë rrezikut për jetën.

Dyshohet se shkak për aksidentin ka qënë shpejtësia e madhe e mjetit ndërsa grupi hetimor vijon hetimet për gjetjen e shoferit të Golfit.

Buy Now on CodeCanyon