Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Rreth 250 ha tokë djerrë është përmbytur në fshatin Goricë, të njësisë administrative Ana e Malit.
Sipërfaqja e tokës është nën nivelin e detit dhe përmbytjet sa herë ka reshje për shkak të bllokimit të kanaleve kulluese.
Korrespondenti ynë nga Shkodra, Bepin Kolvataj, tha se nuk ka banesa të përmbytura. Momentalisht reshjet e shiut kanë pushuar por parashikohet një shtim i tyre gjatë ditës.
Ndërkohë nga HEC-i i Vaut të Dejës konfirmojnë se nuk ka shkarkime dhe se situata po mbahet nën kontroll.
Me shtimin e prurjeve shkarkimet mund të kthehen.

Për më shumë klikoni në http://www.oranews.tv/vendi/permbytje-ne-nenshkoder-250-ha-toke-djerre-nen-uje-ne-fshatin-gorice/